Shqipëria nuk ka ndryshuar asnjë pozicion për muajin Maj në renditjen e publikuar nga FIFA. Kuqezinjtë ndodhen në vendin e 66-të. Mos ndryshimi i pozicionit vjen si pasojë që kombëtarja nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje gjatë këtij muaji. Dy rivalët e mëdhenj të grupit tonë për Botërorin “RUSI 2018” Spanja qëndron në vendin e 10-të ndërsa Italia e 12-ta. Kundërshtari tjetër i joni Maqedonia ka humbur tre vende duke kaluar në të 136.
Kundërshtari jonë i ardhshëm, Izraeli është përmirësuar ndjeshëm. Lihteshtejni ka rikuperuar tre vende duke u ngjitur në të 186. Kosova vazhdon rënien e lirë. Kësaj radhe ekipi i drejtuar nga Bunjaku ka zbritur në vendin e 173. Kujtojmë që Brazili është në krye të renditjes së FIFA-s e ndjekur nga Argjentina dhe Gjermania.