Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas shkarkimit nga kryeministri Rama të zv/ministrit të Brendshëm Ilir Marku, duke u shprehur se kryeministri ka konsumuar një vepër penale.
“Zv.Ministrin e emëron dhe shkarkon Këshilli i Ministrave e jo Kryeministri!E.Rama ka braktisur detyrën duke konsumuar një krye-vepër penale!”, shkruan Manjani në postimin e tij në “Twitter”.
Marku vinte nga radhët e LSI-së dhe i kishte dërguar një sms Tahirit, ku i thotë se ai është shkarkuar nga ndërkombëtarët.
Në motivacionin e shkarkimit, thuhet: “Për shkelje të papranueshme të etikës zyrtare, në papajtueshmëri të plotë me detyrën e lartë që kryen dhe në shkelje të normave më elementare të komunikimit publik, urdhëroj shkarkimin nga posti i zv.ministrit të punëve të brendshme z.Ilir Marku”.