Ngjela: Një Shqipëri më 10 milionë banorë sjell një ekuilibër të ri në Ballkan

Kryesore Politika

spartak-portretSpartak NGJELA  –  Arsyeja pse nuk është pranuar kurrë një Shqipëri e fortë dhe e bashkuar, politikisht, si arsye politike, e gjejme realisht te politika Austrohungareze. Fakti që Austrohungarisë i duhej një Shqipëri e fortë dhe e bashkuar në të gjithë territotet, sigurisht që ka qenë edhe kundër synimit serb dhe grek, apo atij jugosllav më pas. Por asnjëherë nuk është analizuar kjo e vërtete, dhe, edhe atë që e kemi pasur në fovor në arenën ndërkombëtare të fuqive të mëdha, e kemi lënë në heshtje dhe ende askush nuk e di arsyen dhe shkakun, logjikën dhe faktin historik se edhe këta 28 mijë km katrorë na i ka dhënë me forcë politika austrohungareze në vitin 1912-1913.

Gjithmonë po kështu, dhe kështu ka mbetur edhe sot, kur po e konstatojmë se aleanca strategjikë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që ka sot Shqipëria, shihet nga fqinjët sërish me atë frikën dhe urrejtjen që kishin kundrejt e politikës austrohungareze në fillim të shekullit që kaloi.

Politika amerikane nuk ka sesi të mos përkrahë një shtet shqiptar të bashkuar, kur kuptohet që një Shqipëri më 10 milionë banorë, sigurisht që sjell një ekuilibër të ri në Ballkan: cila do të jetë preference e ballkanasve në të ardhemn e afërt – Amerika apo Rusia? Njëlloj sukurse flitej në vitin 1911: Austrohungaria apo Rusia? Por politika shqiptare as që e ka kuptuar këtë arsye politke lëvizëse, dhe, kur e ka kuptuar, e ka luftuar për pushtetin personal të atij që ka pasur pushtetin në Shqipëri, që nga Ahmet Zogu e deri te Sali Berisha.

Po politika e sotme?

Kjo pritet ende per t’u parë; por, nese kjo nuk dëshiron të falimentojë si ato të tjerat; duhet te veprojë as soon as possible…spartak në fopcus -1

( Sapartak Ngjela – Pjese nga analiza e Vol të IV “Përkulja dhe Rënia e Tiranisë”, që pritet të dalë së shpejti)