Bregu: Politikën e përdorën si bankomat dhe frymëzojnë sa një gjinkallë

Lajme Politika

Deputetja e PD-së Majlinda Bregu ka lëshuar disa deklarata me nëntekst politike, ndërsa ishte e pranishme në Forumin e Parë të Komunikimit.

Bregu ka thumbuar ata që sipas saj, e kanë përdorur këtë të fundit si bankomat.
Deputetja demokrate shton se gjithçka nis e mbaron tek komunikimi, ndërsa këshillon që të vërtetë bëhemi vetëm atëherë kur flasim mendjehpur.
 
Statusi i Bregut
 
Gjithçka nis e mbaron tek komunikimi. Sa më shumë të flasim mendjehapur, aq më të vërtetë jemi.
Të komunikojmë me njëri tjetrin, atë që pëlqejmë ose atë çka se pranojmë dot, për asnjë lloj kompromisi a marrëveshje, që mund t’na hyjë në mes.
Për tradicionalen dhe të renë, për të shkuarën dhe të sotmen, kur jo pak herë e thëna merr dhënë, duke mos përcjellë asnjë të vërtetë.
Për gjuhën politike e cila kur vjen puna te e vërteta është e drunjtë. Për ata që politikën e përdorin si bankomat dhe që frymëzojnë aq sa mund të frymëzojë një gjinkallë.
Të flasim por të mos fryjmë e shfryjmë, të mos baltosim askënd duke abuzuar mbi lirinë e fjalës, konceptin e së cilës mesa duket shumë se kanë kuptuar ende.