Rama bie brenda me gënjeshtrën e tij, ja dokumentacioni që fakton të vërtetën

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama është kapur mat me mashtrimin e tij. Ai më herët akuzoi LSI se përmes nënprefektit Ilir Hysi ka tentuar të blejë vota. Por mesa duket Rama ka tentuar të bëjë strucin, të hedhi gurin e të fshehi kokën, por ka harruar trupin, duke dëshmuar sërish përpara shqiptaërëve se nuk është i besueshëm.

Në Redaksinë e 360 grade.al ka mbërritur një informacion se Ilir Hysi, që lakoi Edi Rama nuk është ai i LSI-së, por i një person tjetër me po të njëjtin emër, pronar i një kompanie makinash me qira në qytetin bregdetar. Mjafton një kërkim mjaft i vogël në internet për ta kuptuar këtë dhe për të faktuar se makina e shumëpërfolur, si banka parave, ishte pikërisht në pronësi të Ilir Hysit që jepte makina me qira dhe sipas Luan Ramës, nënkryetarit të LSI, ky i dyti është anëtarë dhe ndjekës i flaktë i Rilindjes së Ramës. Foto që jemi duke ju propozuar janë mjaft të qarta dhe nuk lejojnë hamendësira të tjera.

 

 

Deklarata e Nënkryetarit të LSI, Luan Rama.

Nënkryetari i LSI, Luan Rama në një deklaratë urgjente për mediat ka denoncuar rastet e blerjes së votave. Duke iu referuar rastit të Ksamilit denoncuar sot nga LSI dega Sarandë, Luan Rama tha se “kryeministri është gënjeshtar dhe qesharak! është shfaqur si një zëdhënës gënjeshtar dhe i papërgjegjshëm duke publikuar një lajm të rremë. Kryeministri i papërgjegjshëm shpërndau një lajm të rremë! Këtë lloj lajthitje mund t’ja toleronim ndonjë nëpunësi ordiner dhe jo kryeministrit që shfaqet me ordiner se kaq. Mëse e vërtetë që kjo makinë është në pronësi të një qytetari me emrin Ilir Hysi, por jo ai i LSI. Makina që shpërndante para për të blerë vota nuk është e Ilir Hysit të LSI-së. Makina është në pronësi të një Ilir Hysi tjetër”. Po e theksoj këtë gjë, tha Luan Rama që kryeministri i Rilindjes të verifikojë. “Ilir Hysi i LSI quhet Ilir Vilson Hysi dhe ka vetëm një makinë në pronësi dhe është Mercedez Benz. Ndërkohë makina tjetër me targën që e ka cituar LSI në njoftimin e vet është e Ilir Fatmir Hysit që ka një biznes të vetin në Sarandë dhe që gjendet në atë që quhet Rruga e Skëndërbeut në Sarandë. Makinën që shperndante para e ka në përdorim Jani Bregasi, sipërmarrës që merret me ndërtime, simpatizant dhe mbështetës i Rilindjes. Zoti kryeministër shfrytëzo atributet që ke si kryeministër dhe mos u bjer në qafë njerëzve të pafajshëm se LSI dhe anëtarët e saj, nuk ta kanë asnje borxh që ti pergojosh, njollosësh me shpifjet e tua”, tha Luan Rama. “Më e pakta që mund të bësh, ti kërkosh ndjesë Ilir Hysit dhe LSI-së për shpifjen publike dhe të ndalosh bandat e tua me policë me uniformë dhe pa unfiormë që po përpiqen të intimidojnë, falsifikojnë dhe trafikojnë me paratë e kanabisit zgjedhjet e 25 qershorit. Dëshpërimin dhe panikun për humbjen mos e shfaq…janë të tuat edhe më të mëdha dhe evidente do të bëhen nesër por ruaj të paktën dimensionin qytetar dhe etikën e komunikimit me qytetarët. Mos u ngut se do ta marrësh nesër drejtpërdrejt me votë, me qytetari, me qetësi dhe dashuri gjithashtu, askush nuk trembet, nga pinjollët e krimit dhe disa policë shërbëtorë”, deklaroi ai. Gjithashtu, Rama kërkoi nga policia dhe Prokuroria të hetojë rastin në fjalë të denoncuar nga LSI. Në emër të LSI, Rama i bëri thirrje kryeministrit të mos përdorë segmente të policisë të lidhura me drogën dhe krimin për të prishur procesin zgjedhor. Sipas Luan Ramës të gjitha strukturat e LSI-së po monitorojnë dhe dokumentojnë çdo rast të shkeljes së ligjeve për zgjedhje të ndershme e të lira./360grade.al/