Gjatë periudhës 2006-2016 forcat e policisë kanë ndaluar për hyrrje të paligjëshme rreth 385.887 shqiptarë, të dhëna të publikuara nga vetë policia në faqen e saj elektronike. Bëhet fjalë për një numër i madh shqiptarësh të ndaluar me një mesatare mujore prej 39 mijë klandestinë, thua se kufiri shqiptar është braktisur nga autoritetet shqiptare.
Vetëm gjatë periudhës 2006-2010 u ndaluan nga forcat e policisë greke 310.976 shqiptarë, ndërsa gjatë viteve 2011-2016 u ndaluan dhe u çuan në komisariatet e policisë 74.911 shqiptarë
Statistikat në vite
– 2006 u ndaluan 57.666 shqiptarë nga 95, 239 që ishte numri i përgjithshëm i ndaluarve në Greqi
– 2007 u ndaluan 66.818 shqiptarë nga 112.364 të ndaluar në përgjithësi..
– 2008 u ndaluan 72.754 shqiptarë nga 146,337
– 2009 u ndaluan 63.563 shqiptarë nga 126,145 të ndaluar në përgjithësi
– 2010 u ndaluan 50.175 shqiptarë nga 132.524 të ndaluar në përgjithësi
– 2011u ndaluan 11.733 shqiptarë nga 99.368 të ndaluar në përgjithësi
– 2012 u ndaluan 10.927 shqiptarë nga 76.878 të ndaluar në përgjithësi
– 2013 u ndaluan 15.389 shqiptarë
– 2014 u ndaluan 16.910 shqiptarë
– 2015 u ndaluan 9.628 shqiptarë
– 2016 u ndaluan 10.324 shqiptarë
– 2017 për 5-mujorin e parë u ndaluan 5.172 shqiptarë