Tiranë, vazhdon aksioni ndaj abuzimit me ujin e pijshëm

Aktualitet

Bashkia e Tiranës dhe Ujësjellësi vijojnë aksionin ndaj abuzimeve me ujin e pijshëm.

Në një njoftimin për shtyp të Bashkisë bëhet me dije se grupet e punës kanë bërë verifikimin e  602 rasteve, duke prerë 74 lidhje të paligjshme të ujit të pijshëm, kryesisht në zonat e periferisë së Tiranës.

Gjatë verifikimeve në terren, 16 subjekte janë gjobitur sipas parashikimit në ligj, ndërsa për çdo shkelje penale është bërë gjithashtu denoncim në organet e drejtësisë. Po ashtu janë nënshkruar edhe 78 kontrata të reja me konsumatorët. Vijon të jetë në dispozicion edhe numri i gjelbër për të raportuar problemet e furnizimit me ujë dhe për të denoncuar rastet e abuzimit.