Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Turqi, si dhe është takuar edhe me Presidentin Recep TayyipErdogan .
Lidhur me këtë vizitë ka qenë vetë kryeministri Rama që ka zbardhur një pjesë të takimit, duke u shprehur se ka biseduar edhe për disa projekte të përbashkëta. Bëhet fjalë për aeroportin e Vlorës dhe linjën ajrore shqiptare.
“Në Stamboll për Kongresin Botëror të Naftës neser. Sot në rezidencën e presidentit Erdogan, ku sapo përfundoi takimi prej 90 minutash, mbi projektet e përbashkëta. Progres i qenësishëm për aeroportin e Vlorës dhe linjën ajrore shqiptare, me asistencën logjistike e teknike të Turkish Airlines”, shkruan kryeministri Rama në Facebook