Një lajm i mirë për Shqipërinë, por shumë i keq për emigrantët shqiptarë

Emigracioni

Organizata Botërore e Migracionit ka publikuar raportin e tij për vitin 2016, ku rezulton se Shqipëria është vendi me numrin më të lartë të të kthyerëve vullnetarisht në vendin e origjinës.

Në fjalë të tjera, emigrantët që janë larguar nga vendi ynë, janë të parë që në pamundësi ligjore për të qëndruar në vendet e BE-së, janë rikthyer në Shqipëri vullnetarisht. Ky është një lajm i mirë për Shqipërinë, por mbase një lajm shumë i keq për emigrantët shqiptarë që në vitet e fundit janë larguar masivisht nga vendi. Raporti tregon se 18 mijë shqiptarë vendosën vullnetarisht në 2016 që të linin shtetet ku kishin emigruar për punë ose azil. Numri më i lartë (90%) i tyre vjen nga Gjermania, kurse pjesa tjetër nga Belgjika, Austria, Holanda dhe Finlanda.

Në studim jepet dhe raporti i kthimeve mes viti 2015 dhe 2016. Numri i kthimeve është rritur me 50% me kryesimin e Shqipërisë në këtë listë. Pas emigrantëve shqiptarë të kthyer, vendin e dytë e zë Afganistani, i pasuar nga Irani dhe Iraku./Gazeta Express