Pothuajse një në tre persona në shtetin e pasur jugor të Bavarisë, në Gjermani, mbështet pavarësinë për landin, sipas një sondazhi të botuar sot.
Tridhjetë e dy për qind e të anketuarve në një sondazh të kryer nga “YouGov” e botuar në gazetën e përditshme “Bild” thanë se ishin në favor të një Bavarie të pavarur, të ndarë nga pjesa tjetër e Gjermanisë.
Asnjë shtet tjetër në Gjermani nuk ka patur një mbështetje kaq të lartë për pavarësinë.
Disa nga përshtypjet e të huajve për kulturën gjermane, përfshirë “Lederhosen” (pantallona të shkurtra prej lëkure me kapëse me formë H, tradicionalisht vishen nga burrat në rajonet alpine si Bavaria – shën. i përkth.) dhe birrat me shumë shkumë, rrjedhin nga trashëgimia e pasur tradicionale e Bavarisë.
Bavaria është shteti më i madh gjerman sipas zonës së terrotirit.
Territori i saj përfshin përafërsisht 1/5 e sipërfaqes totale të Gjermanisë.
Me 12,9 milionë banorë, Bavaria është shteti i dytë më i populluar i Gjermanisë pas Nordrhein-Westfalen.
Ndërsa Mynihu, kryeqyteti i Bavarisë është qyteti i tretë më i madh në Gjermani. /atsh/