7.189 refugjatë, viktimë në Detin Medhe në vitin 2016

Bota

Tragjedit e refugjatëve nuk kanë të mbaruar, ku numri i të mbyturve në Mesdhe është dy herë më i lartë në krahasim me vitet e kaluara.

Përafërsisht 7,200 refugjatë dhe emigrantë vdiqën apo u zhdukën nga fillimi i vitit 2016, shumica mes tyre në Mesdhe, një shifër u rrit me 20% krahasuar me vitin 2015, njoftoi Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM).

Nga një total prej 7,189 të vdekurish ose të zhdukur të raportuar , 4.812 humbën jetën duke u përpjekur të kalonin Mesdheun për të arritur në Itali, Greqi, Qipro dhe Spanjë. Ky numër i madh viktimash përfaqëson një mesatare prej 20 vdekjesh në ditë dhe llogaria totale mund të rritet më tej deri në fund të vitit nga 200 deri në 300 vdekje, paralajmëroi organizata ndërkombëtare në një njoftim për shtyp.

Rruga përmes Mesdheut në drejtim të parajsës, u përshkua 360,000 emigrantë që nga fillimi i vitit, një rrugë që mbetet rruga më e rrezikshme, me mbi 60% të vdekjeve ose zhdukjeve të regjistruara

IOM gjithashtu vë në dukje se numri i vdekjeve të emigrantëve në pjesë të tjera të botës është rritur gjithashtu për 2016, veçanërisht në Afrikën e Veriut dhe Afrikën Lindore, Amerikën Qendrore dhe Latine, dhe kufirin ndërmjet Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara.