Tramp bën gati dëbimin e 600 mijë emigrantëve

Bota Lajme

Shuhet ëndrra e 600 mijë emigrantëve në SHBA.

Presidenti Donald Trump pritet të njoftojë, këtë të premte, vendimin e tij për t’i dhënë fund vlefshmërisë së një programi të epokës së Barak Obamës që mbron gati 600,000 emigrantë që kishin hyrë ilegalisht në vend kur ata ishin ende fëmijë, transmetoi “rrjeti televiziv Fox News citoi një ekzekutiv të lartë nga qeveria e tij.

Ishte një premtim i Trampit gjatë fushatës zgjedhore se ai do të shfuqizonte të gjitha dekretet e zbatimit të emigracionit të paraardhësit të tij, duke përfshirë Dekretin mbi mosdiskriminimin e emigrantëve që mbërritën në Shtetet e Bashkuara kur ata ishin ende të mitur.

Sipas një zyrtari të lartë të qeverisë amerikane, i cili foli agjencisë së lajmeve Reuters, presidenti Tramp ka tendencë t’i japë fund këtij programi për të gjithë të sapoardhurit, por do të lejojë të qëndrojnë në vend derisa të mbarojë (zakonisht dy vjet ) kohëzgjatjen e lejes së qëndrimit dhe të punës që u është dhënë atyre.