Sipas raportit ELSTAT,ulja nga 0.3% në krahasim me muajin maj, por që mbesin më shumë se 1 milion të papunë.
Edhe pse Greqia ndodhet në krizë që prej 2009, sot ajo po ngrihet në këmbë përsa I përket punësimit, ku çdo muaj në këtë vend punësohen afërsisht 13-14 mijë vendas.
Një rënie e lehtë prej 0,3% është regjistruar në qershor në lidhje me majin, sipas Autoritetit Statistikor Grek të enjten. Në mënyrë të veçantë, papunësia në muajin e parë të kësaj vere arriti në 21.2% kundrejt 21.5% në maj. Sa i përket numrit të të papunëve, mbesin më shumë se 1 milion (1,017,127 persona), megjithëse janë zvogëluar për 13,867 kundrejt muajit maj.
Më pak është ulja e numrit të qytetarëve jo ekonomikisht aktivë, domethënë, që as nuk punojnë as nuk kërkojnë punësim (3,220,317 njerëz, krahasuar me 3,226,000 në maj). Viktimat më të vjetra të papunësisë janë gratë (25.3%) dhe të rinjtë e moshës 15-24 vjeç me normën e papunësisë që arrin 43.3%.