Shpëtim Zinxhiria /
Për shkak të ksenofobisë së përhapur, shumë emigrantë që vijnë nga Ballkani, të cilët janë shumicë e madhe marrin pjesë në projektin e asimilimit. Gjatë këtyre 25 viteve të emigracionit shqiptar në Greqi, ndrrimi identitetit ka qenë një plagë që ende po pikon. Integrimi i emigrantëve në shoqërinë greke me sa duket po varet plotësisht nga ndryshimi i identitetit, gjë që fatkeqësisht shihet nga dita në ditë.
Në ambiente publike emigrantët shqiptarë preferojnë të flasin në greqisht mes tyre, për shumë arsye ata helenizojnë emrat e tyre, ata shndërrohen në Orthodhoksinë e krishterë dhe pagëzojnë fëmijët e tyre në Kishën Greke. Kjo ndodh vetëm me komunitetin shqiptar ku me dashje apo jo ndrrojnë fenë, por edhe identitetin e tyre, gjë që tregon se kjo pjesë e emigrantëve janë cinik dhe të gjallë në lidhje me ndryshimin e emrit dhe fesë.
Plotësisht të ndërgjegjshëm e dinë se taktika të tilla do t’i ndihmojnë ata të pranohen në shoqërinë vendase të detyruar edhe nga kushtet aktuale ku jetojnë.
Ne fushatën e fundit të 2017 një emigrant Delvina, aktiv në problemet e emigrantëve më bëri një ftesë në Athinë pasi vëllai i tij do kandidonte, të dy vëllezërit kishin mbiemra të ndryshëm, ku njeri nga këta e kishte ndrruar në Greqi.
Po shumë shqiptarë kanë ndrruar plotësisht identitetin me ardhjen e tyre në Greqi, siç është bërë traditë që nga feja myslimane janë kthyer në ate ortodokese, por ka edhe nga ata që nga feja ortodokse janë kthyer në fe myslimanë, për të bërë karierë në strukturat e partive politike në Shqipëri.
Të gjitha qeveritë greke nuk ka patur dëshirë për të formuar politika integruese për emigrantët në përgjithësi. Në vitin 1991 si reagim i parë ndaj emigracionit të gjerë të fund të viteve 1980 dhe fillim të viteve 1990, qeveria greke paraqiti një ligj të ri (1975/91) që kriminalizonte emigrimin.
Procesi i integrimit zhvillohet në fusha të ndryshme të veprimit shoqëror nga institucione, organe dhe mekanizma të ndryshëm. Zbatimi i politikës së imigracionit në Greqi ushtrohet me shumë nivele me Ministrinë e Brendshme dhe Sekretariatin e Përgjithshëm të Politikave të Emigracionit.
Më pas emigrantët ishin në lëvizje; deportimet arritën një nivel rekord: nga viti 1991 deri në fillim të vitit 1999 1,820 milionë njerëz u dëbuan; 1,7 milion shqiptarë dhe 120 mijë prej kombësive të tjera.
Në vitin 1997, një ligj tjetër paraqiti të ashtuquajturat kartat e Bardha dhe Jeshile që kishte për qëllim të mësonte të vendbanimet e emigrantëve në Greqi. Megjithëse ky ligj i ka lejuar emigrantët të aplikojnë për banesa, qëllimi i saj kryesor nuk ka qenë integrimi i pakicave të reja; përkundrazi ishte i fokusuar në trajtimin e imigracionit të paligjshëm
Kuadri ligjor ende dominohet nga një qasje policore dhe kontrolluese ndaj emigracionit, ndërsa dispozitat për integrimin kulturor të pakicave dhe për trajtimin e përjashtimit janë ende shumë të kufizuara.
Pothuajse në të gjitha rastet shihet se shteti ka angazhuar policinë si përfaqësues kryesor i qeverisë në trajtimin e migracionit dhe emigrantëve. Në këtë mënyrë migrimi është trajtuar që nga ditët e para të saj nga perspektiva e kriminalitetit.
Dominimi i një diskursi kriminalitetit në politikën dhe në debatet publike rreth migracionit ka riprodhuar stereotipet ksenofobe, ka përjashtuar emigrantët dhe ka vendosur kufijtë që të mposhtin në marrëdhëniet e tyre me popullatën shumicë.
Roli i policisë në veçanti ka pasur pasoja të shumta për jetën e emigrantëve, veçanërisht pasi ata kanë pushtet të gjerë për arrestimin dhe deportimin emigrantët me status të paligjshme – apo edhe ata që kanë aplikuar për legalizim dhe të presin për përgjigjen zyrtare
Emigrantët janë të vetëdijshëm se ekzistenca e tyre varet nga dokumentet që ata mbajnë, por aq të vetëdijshëm se ata janë të tjerë që mund të arrijnë të ekzistojnë vetëm nëse janë të padukshëm, nëse nuk e bëjnë praninë e tyre të dukshme për fqinjët, shoqërinë, policinë.
Për këto arsye, shumëshqiptarë u konvertuan në ortodoksinë greke; kjo është një pasaportë për padukshmëri (pasuar nga ndryshimi i emrit të tyre në një të krishterë grek). rastësi…?