“Çohu … brohorit.” Protesto!

1094

fredi portretFredi S. MËRKURI   /  Miratimi i Buxhetit 2017 ishte në qendër të kontaktit javor të kryeministrit Rama nëpërmjet rrjetit social Facebook, duke shprehur keqardhjen dhe pakënaqësinë personale, bile edhe frymën protestale kundrejt vetvetes dhe qeverisë që po drejton : “Nuk jam aspak i kënaqur me veten dhe qeverinë që drejtoj dhe nuk dua në asnjë mënyrë të mendoni se shihni ça pune të hatashme kemi bërë. Çohu në këmbë dhe brohorit”. Aspak, madje përkundrazi jam unë njeriu më i pakënaqur nga të gjithë ju, si dhe ju lutem ta besoni këtë… ”

Ndërkohë që Edi po proteston kundër politikës së kryeministrit  Rama , ambasadori Lu ka përveshur mënget me Lulin dhe Berishën, të cilët akuzojnë direkt ambasadoren e BE-se dhe, këtu ju lutem vini re, kur poli i tretë politik disponon pasuri të çertifukuar katër miliard euro, sipas reportazheve të fundit që shpresoj të mos të jetë e saktë, pasi do të ishte ironi për këdo nëse, me një llogari të thjeshtë, tre politikanë do të disponojnë pasuri dhjetë herë më tepër se buxheti shtetëror, kur ai me zor arin në 1.7 miliard euro.

Veç,  çohu në këmbë dhe brohorit, e cila na përfaqeson më tepër se kur, gjithëçka tjetër ngelet larg emigrantëve, pasi projektohet dhe menaxhohet pa ate.

Ky buxhet mjeran, që normal duhe të ishte të paktën dhjetë herë më lart, kur nuk siguron asnjë rrjete minimale sociale përkrahëse dhe mbështetëse për nënshtetas e vobektë dhe të pa mundur, si mund të gjendet hapësira brenda tij për krijimin e një drejtorie minimale për emigracionin, brenda Ministrisë se Jashtëme, kur bëhet fjalë për 1.5 milion emigrantë, sipas numërimit të fundit. Për një të tretën e popullsisë, s’bëhet fjalë askund, as një euro për askënd por leri në mëshire të fatit.

Individualizmi dhe indiferentizmi për gjithçka që ndodh përreth, i vete emigrantit, ka bërë që ai të mos gjëndet askund si edhe të kryejë një lëvizje pa orbitë. Ndërsa rasti më i mirë i emigrantit është kur dikush të merrte një iniciative dhe pëlqehesh, ose edhe përkrahesh përfundimi ishte i njohur ; dymbëdhjetë arvanitë, trembëdhjetë kapedanë.

Të gjitha këto, me fund zgjedhjet e ardhshme parlamentare vitin tjetër, por përse ti djersisë kujt veshi për këto gjera ?!

Kur vetë emigrantët, si çdo herë tjetër, do të shpejtojnë të mbushin autobuzat ” e bindjeve të tyre polikike” , me shpërblim premtimet boshe të tyre. Këta emigrantë shprehen më të gatshëm që të shkelin dhe hedhin poshtë  të drejtat e veta, të flijojnë edhe të ardhmen e fëmijëve të tyre, falë bindjeve të vjetra familjare, që kalojnë nga baba tek djali besnik, për ato ide që i shpërndanë rrugëve të botës, dhe e kanë shumë të vështirë të protestojnë për të drejtat e humbura në vendin e vetë.

protesta ne focus-3




Këtë e pëlqejnë %d blogues: