Focus News / Na flasin dhe na bëjnë moral, aq sa na tregojnë dhe parimet demokratike se si duhet të zbatojmë ligjet ndërsa nga ana tjetër…Por…
Sheshi Omonia, jo më shumë se 30 metra gjendet komisariati i policisë, ndërsa 20 metra larg këtij komisariati ndodhet qendra ku dhjetra vajza dhe gra shqiptare bëjnë xhiro trotuareve. Ndoshta mund te na duket çudi por baroni i këtyre vajzave mësohet se është një ligjvënës, një politikan më aktiv në politikën shqiptare…
Baroni e ka shtrirë këtë rrjet biznesi të ndyrë në disa qytete të Greqisë, ndërsa në muajt e veres, këto viktima largohen nga qytetet dhe shkojne nëpër ishujt e këtij vendi. Mendohet se fitimet shkojnë rreth 600 milionë euro në vit.
Për nga historia në vitet 1994-1999 Greqia i kthente Shqipërisë 12-14 mijë vajza dhe gra të tilla. Sot në Greqi numri i përgjithshëm i tyre është rreth 20 mijë, ku mendohet se 50% janë gra dhe vajza nga Shqipëria.
Shqipëria i ka të gjitha mundësitë (pasi Greqia nuk është aq larg), që të fillojë hetimin për të çliruar nga prangat e këtij baroni shqiptar këto gra dhe vajza viktima…Është detyra e shtetit që ta bëjë këtë gjë…pasi policia e greke e ka shumë të vështirë të bëjë punën e saj…