Lulzim Basha e quajti puç kushtetues votimin e Arta Markut si kryeprokurore e përkohshme e vendit nga ana e mazhorancës.
“Sot Parlamenti ka konsumuar një puç kushtetues; dhunimin e Kushtetutës për të mbrojtur Saimir Tahirin, Vangjush Dakon, Qazim Sejdinin”, tha Basha.
Duke folur para gazetarëve, kreu i PD-së tha se Partia Demokratike do të jetë në krye të protestave.
“Sot i kemi treguar mbarë vendit se ne nuk jemi e nuk do të bëhemi kurrë fasadë e autokracisë kriminale. Opozita do të vazhdojë këtë rrugë në krye të qytetarëve për protestat”, vijoi Basha.
Sali Berisha nga ana tjetër foli për djegie mandatesh të opozitës.
“Sot në Parlament Edi Rama organizoi një pritë cubash ndaj meje. Kërkova fjalën për procedurë, kryetari i parlamentit më kërkoi që të flisja pas parafolësit dhe kështu u veprua. Përballë kësaj, nuk ka rrugë tjetër përveçse një djegien solemne të mandateve, sepse nuk ka ndodhur kurrë që deputetit t’i organizohet pritë në Parlament”, u shpreh ai.
Top Channel