Kryeprokurori i ri, Balla: Opozita t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

743

Pas përfundimit të seancës parlamentare kreu i grupit të deputetëve socialist Taulant Balla tha se opozita nëse ka kontestime për kryeprokuroren e re ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Debati demokratik zhvillohet në institucione, u shpreh ai.

“As me dhunë, as me bomba, as me goditje, bidona uji e gjithçka pati mundësi Luli e Monika bashkë të bënin në seancë. Debati demokratik zhvillohet në institucione, nëse kanë kontestim është Gjykata Kushtetuese. Nuk mund ta ndajë PD dhe simotra LSI çështjen e procedurës së zgjedhjes së Prokurorit të Përkohshëm. Kemi respektuar fjalën germë për germë, gjithë kuadrin ligjor dhe Kuvendi sot ka caktuar një prokuror”, tha Balla.

Top Channel




Këtë e pëlqejnë %d blogues: