Në vitin 2016 kjo shifër ishte 173,614.
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin njoftoi se në vitin 2017 171.635 njerëz hynë në Evropë nga deti, më pak se gjysma krahasuar me vitin 2016 kur arritjet arrinin në 363,504 persona.
Shumica e të ardhurve nga deti vitin e kaluar u regjistruan në Itali, ku 119,310 njerëz arritën në brigjet e vendit. Kjo shifër është zvogëluar për 1/3 krahasuar me 2016, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme në 31 dhjetor.
“Ne mund të themi me siguri se numrat nga Afrika e Veriut në Itali sivjet ishin nën 120,000 … Ky është numri më i vogël i ardhësve në Itali gjatë katër viteve të fundit,” u tha gazetarëve zëdhënësi i IOM Joel Milman në Gjenevë.
“E njëjta gjë mund të thuhet për të ardhurit në Greqi, me 29,595 në vitin 2017, të paktën në katër vitet që shënojmë numrin me te vogël në Greqi”, vuri në dukje ai. Në vitin 2016, rreth 173,614 refugjatë dhe emigrantë kishin mbërritur në Greqi nga deti, sipas IOM. Rreth 21,663 emigrantë hynë në Spanjë deri më 28 dhjetor 2017 dhe 1,067 në Qipro, siç tregojnë të dhënat e përkohshme.
“Ne i konsiderojmë këto një zhvillim shumë pozitiv”, tha ai.
Shumica e patrullave dhe operacioneve të shpëtimit në Libi, si dhe betejat mes organizatave të paligjshme të trafikantëve, kontribuan në zvogëlimin e përgjithshëm, shtoi ai.