FEB: Greqia renditet 12 pozita pas Shqipërisë

Ekonomi

Greqia ra në një indeks të konkurrencës globale të Forumit Ekonomik Botëror këtë vit, sipas Raportit Global të Konkurrencës 2017-2018.

Bazuar në të dhënat e përditësuara të Forumit Ekonomik Botëror, Greqia ra në vendin e 87 në renditjen botërore, pas vendeve të tilla si Algjeria, Sri Lanka dhe vendet e Ballkanit si Shqipëria (77) dhe Bullgaria. Faktorët më problematikë për sipërmarrjen në Greqi janë, sipas raportit, normat e taksave, burokracia, rregullat tatimore, paqëndrueshmërinë politike, paqëndrueshmërinë e qeverisë, qasjen në financa dhe korrupsioni…

Indeksi Global i Konkurrencës 2017-2018 mbulon 137 ekonomi dhe llogarit shkallën e konkurrueshmërisë së secilit vend në bazë të një sërë institucionesh, politikash dhe faktorësh që përcaktojnë nivelin e produktivitetit. Zvicra renditet e para, e ndjekur nga SHBA dhe Singapori.

/ iefimerida.gr/