Media greke :”Progres i konsiderueshëm” në bisedimet greko-shqiptare”

Politika

Komunikatë e përbashkët e ministrave të jashtëm të të dy vendeve

Sipas njoftimit, është bërë “përparim substancial”, në veçanti “për gjetjen e zgjidhjeve praktike për çështjet e njohura, për përfitim reciprok të të dy vendeve dhe qytetarëve të tyre dhe në përputhje me rregullat dhe vlerat evropiane”.

Bisedimet u zhvilluan gjithashtu në një atmosferë miqësore dhe konstruktive dhe të dyja palët përsëritën angazhimin e tyre për të vazhduar dialogun në të gjitha nivelet në muajt e ardhshëm.