NIMIC: EMRI I MAQEDONISE MUND TE ZGJIDHET BRENDA 6-MUAJVE

718

Ndërmjetësi  OKB-së për çështjen e Maqedonise,  Nimic : Pas 25 vjet negociatash, çështja e emrit mund të zgjidhet në gjashtë muajt e ardhshëm, shpjegoi në një intervistë me stacionin televiziv Sitel “.në Shkup.

“Athina del nga një periudhë e vështirë e krizës ekonomike dhe po përpiqet të luajë një rol më të madh në rajon. Për ta bërë këtë, do të duhet të zgjidhë disa probleme dhe emri është një prej tyre. Në Shkup ka një qeveri e re që duket e angazhuar për zgjidhjen e çështjeve dhe shumë i interesuar në zgjidhjen e këtij kontesti, për të lëvizur vendin drejt BE-së dhe NATO-s dhe për të bërë përparim ekonomik. Mendimi im është se të dy qeveritë duhet ta shohin atë dhe pastaj ta diskutojnë atë. Disa aspekte tashmë janë zbuluar. Nuk është sekret se marrëveshja është gjithëpërfshirëse. U përpoqa të mbuloja pjesët më të rëndësishme. Jo të gjithë, por më të rëndësishmet. U përpoqa të trajtoja çështjen e emrit në një mënyrë që do të ishte e pranueshme për të dyja palët”. theksoi Nimic.

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: