Rama pret në zyrë ministrin e jashtëm kinez, i dhuron një nga vizatimet e tij

Politika

Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në zyrën e tij ministrin e Jashtëm të Kinës Wang YI. Rama i ka dhuruar atij një vizatim të realizuar gjatë kohës kur ministri kinez ndodhej në zyrën e tij.

Më pas Rama i ka treguar disa nga vizatimet e vendosura në ambientet e kryeministrisë i shoqëruar edhe nga stafi i tij i afërt.

Më herët gjatë ditës së sotme, ministri kinez u takua në presidencë edhe me kreun e shtetit Ilir Meta i cili vuri theksin në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.