Vendosja e dënimit me vdekje ndaj atyre që janë dënuar për trafik droge është parashikuar nga plani për të trajtuar krizën opioide të SHBA, e cila pritet të prezantohet nga presidenti amerikan Donald Tramp gjatë ditës, theksuan të djelën, tre zyrtarë në Shtëpinë e Bardhë. Drafti republikan gjithashtu i kërkon Kongresit që të bëjë legjislacionin më të dënueshëm ndaj autorëve të veprës penale. Propozimi i Shtëpisë së Bardhë parashikon gjithashtu një reduktim të recetave opioide me një të tretën gjatë tre viteve të ardhshme, thanë zyrtarët e presidencës amerikane. Tramp do të zbulojë propozimet e tij gjatë një ngjarjeje në New Hampshire, një nga shtetet më të këqija në epidemi opioid.