Focus News/
Lidhur me problemin e refugjateve Evropa po ben rolin e kinezit, duke e lënë Greqinë të vetëm për të përballuar fliksin e madh, të cilët synojnë Evropën, por nga ana e saj Evropa po kthehet në një kështjellë dhe një varr i madh për ta.
Një refugjat i ri sirian është shtruar në spital pasi është vënë në zjarr në kampin e Moria në ishullin grek Lesbos. Ai po protestonte pasi kërkesa e tij për azil u hodh poshtë për herë të dytë, ndëtrsa dhe një refugjat 26 vjeçar sirian humbi jetën nga një zjarr në kampin migrues të Moria në ishullin grek të Lesbos.
Mbipopullimi masiv në këtë ishull është i trishtueshëm, pasi rreth 5,000 refugjatë jetojnë në këtë ishull kundrejt një kapacitet maksimal prej 3,000 personash. Shumë refugjatë prej tyre janë bllokuar atje për muaj të tërë në kushte të tmerrshme të jetesës, ndërsa presin që aplikacionet e tyre për azil .Tensionet e javës së kaluar në Moria pas një trazire pati tetë policë të plagosur në përleshjet me rreth 150 emigrantë. Ditët e fundit disa azilkërkues kanë kërcënuar të bëjnë vetëvrasje.
Po këtë muaj Amnesty International i bëri thirrje qeverisë greke për të ndërmarrë veprime urgjente të drejtpërdrejtë për mbipopullimin në kamp, sigurimin e higjenës sanitare që vënë në rrezik jetën e refugjatëve dhe të emigrantëve në të gjitha kampet e Egjeut.
Mbi 60,000 refugjatë dhe emigrantë, kryesisht nga Siria, Iraku dhe Afganistani, janë të bllokuar në Greqi për më shumë se 12 muaj, aq sa Human Rights Watch (HRW) i bëri thirrje qeverisë greke që në fund të përfundojë politikat e ashtuquajtura të kontrollit dhe të ndalojë vuajtjet e mijëra njerëzve ende të bllokuar në kampet e mbipopulluara të emigrantëve.
Kanë kaluar mbi dy vjet që BE ka angazhuar Ankaranë për të pranuar kthimin e të gjithë azilkërkuesve që arritn në Ishujt greke nëpërmjet Turqisë në shkëmbim për miliarda euro nga BE-ja. Megjithatë, pavarësisht nga marrëveshja, sot ka më shumë se 13.000 njerëz të bllokuar në kampet e refugjatëve të mbipopulluara në ishujt veri-lindore të Egjeut të Kios, Lesvos dhe Samos, ku kushtet e jetesës janë kritikuar vazhdimisht nga grupet e të drejtave të njeriut.