Lojrat e dyshimta të Gjermanisë në Egje – Duke luajtur në një pult të dyfishtë dhe duke mashtruar Greqine. Ndërsa shumë vende evropiane po i kthejnë shpinën Sultan Erdoganit, kancelarja gjermane po ben pazare per shitje armësh, për të mbushur xhepin e saj.
Vendi që luajti një rol katastrofik në kolapsin ekonomik të Greqisë dhe i udhëhoqi njerëzit në varfëri, tani po përpiqet të zbatojë një plan të piste në shpinen e saj.
Si mund ta shpjegojmë edhe më shumë faktin se Kancelaria në mënyrë të njëanshme rrit Frontexin për të vepruar si një mur kundër flukseve të refugjatëve dhe pajis Turqinë, e cila kundërshton kufijtë tanë dhe prandaj kufijtë e Evropës, me armë moderne që ndryshojnë balancat ne demin tone, hedh pyetje e perditeshmja “Real News”.
Sipas burimeve gjermane të cituara nga “Real News”, arsyeja qe Angela Merkel po shpalos një plan për të krijuar një ushtri evropiane nga Frontex për t’u perballuar me trafikimin klandestin te refugjatëve nga Lindja . Për të njëjtën arsye, gjermanët janë të vendosur të mos i prishin ato në asnjë mënyrë me Turqinë dhe kështu jo vetëm që minimizojnë rrezikun e provokimit turk në Egje, por vazhdojnë të shesin armë në atë vend. Në të vërtetë, ofrimi i planifikuar i ndetëseve tip 214 kërcënon të përmbysë balancën e pushtetit ndërmjet Greqisë dhe Turqisë.
Mbajtja e kufijve të jashtëm të BE-së dhe refugjatët / emigrantët ndoshta janë sfidat më të rëndësishme që po përballen aktualisht me Berlinin dhe pjesën tjetër të Evropës dhe për këtë arsye po përgatiten reforma radikale që do të ndryshojnë gjithçka në këtë drejtim.