Tensione ne marredheniet dypaleshe. Sot duke iu referuar faktit të tetë ushtarakeve te grushtit të shtetit, pas një pyetjeje të gazetarit, Tsavousoglou tha se Greqia është nën presion nga Perëndimi dhe se marrëveshja dypalëshe për ripranimin e refugjatëve është ndalur
Ministri i Jashtëm turk Mevlott Tsavusoglu, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, tha se Turqia po ndërpret marrëveshjen me Greqinë mbi ripranimin e refugjatëve. Edhe nje tjeter karte u përdor nga Ankaraja për të ushtruar presion ndaj Greqisë në lidhje me lirimin e tetë ushtarakeve turqn qenakuzohen per grusht shteti. Pak orë pas rritjes së gatishmërisë së forcave detare në Egje, Turqia njoftoi se marrëveshja për ripranimin e refugjatëve është ndalur.
Duke iu referuar faktit të tetë ushtarakeve te grushtit të shtetit, Tsavousoglou tha: “Në Greqi, qeveria me të vërtetë dëshiron të zgjidhë këtë situatë, por në të njëjtën kohë shohim se Greqia ka presione shumë serioze nga Perëndimi. Sa akoma më shumë gjykatësit grekë. Por ne e dimë se ata kanë presion të madh nga Perëndimi, ekziston një marrëveshje imigrimi me BE dhe kemi një marrëveshje dypalëshe të ripranimit me Greqinë, kemi ndaluar marrëveshjen e ripranimit dhe do të vazhdojmë punën tonë me Greqinë “, theksoi ministri