“Homofobia nuk ka vend në shoqërinë tonë”, shkruan Dimitris Papadimoulis në llogarinë e tij në Twitter me rastin e dites se sotme Krenaria e Athinës.
Mesazhi i respektimit të diversitetit të nënkryetarit të Parlamentit Europian dhe kreut të eurogrup të SYRIZA në postimin e tij shkruan me tej: “Respektimi i diversitetit është një element kyç për demokracinë dhe bashkëjetesën sociale. Ne kërkojmë barazi reale, një pranim të vërtetë për të gjithë njerëzit. Kjo është një çështje dashurie, jo e seksit”.