Llogaridhenia e qeverise ne Greqi : Drejtori i ALUIZNI-t i Sarandës, Marjel Murati, ne rolin e gansterit te PS ne takimin me emigrantet…
Qeveria nepermjet deputeteve Alket Hyseni dhe Andrea Marto zhvilloi nje takim te hapur me emigrantet me teme; “Llogaridhenie publike”. ne nje nga ambientet e Hotel TITANIA, me emigrantet që jetojnë e punojnë në zona të ndryshme të Greqise.
Para fillimit te takimit si dhe gjate zhvillimit na ra sy sjellja jo e hijshme prej nje gansteri e nje te riu, qe ishte edhe organizatori I ketij takimi sebashku me nje tjeter I ardhur dhe ai po nga Saranda.
Edhe pse takimi ne pergjithgesi shkoi mire, pati edhe incidente ku ky person beri me arrogance dhe kercenime gazetareve qe te largoheshin sebashku me operatorin pasi sipas tij nuk ishin te ftuar dhe se ai ne te kunderten do ti zhdukte nga Athina, dhe se keta do te pendoheshin nese nuk largoheshin. Per shume kohe po bente rolin e gansterit dhe ishte ai qe vendoste se kush gazetare do te merrte pjese ne kete takim, dhe kush do te fliste. Ne prani te deputeve qe ishin te pranishemm debon nje grua, me statusin e gazetares ne emigracion , ish-botuese e nje gazette ne Greqi per shkak pse foli pa leje. Ishte ky person qe vendoste se kush do te qendronte ne salle, kush duhej te fliste dhe kush duhej te ikte, po kjo gje perseri ne prani te deputeteve qe nga ana e tyre anashkalonin veprimet e tij te pajishme.
Shume here u munduam te mesonim se kush ishte ky njeri dhe pse sillej ne kete menyre, por me pas e mesuam se ishte Drejtori i ALUIZNI-t në Sarandë, trimi Marjel Murati. U mesua kur deputeti Alket Hyseni i tha ti pergjigjej diskutimit te nje emigrantit. Por…
Sjellja e tij pa etik dhe i veshur me pushtet edhe jashte kufijve te Shqiperise duhet te shqetesoje ata qe emerojne ne sherbime publike njerez te kesaj natyre…Ky eshte vetem nje konstatim ne ambient publik edhe pse ju theksua se nuk ka te drejte te sillet ne ate menyre.
Edhe kete radhe llogaridhenia me emigrantet tregoi se emigracioni mbetet ceshtje partiake dhe fushate dhe jo si nje problem mbarekombetar. Por fatkeqesisht vijne per te dhene llogari dhe kercenojne dhe bejne gansterin. Ishte nje sjellje jo e hijshme por qe fatkeqesisht nuk u denua nga deputetet dhe as nga te tjere qe bashke kishin ardhur per te dhene llogari para emigranteve tane.