Kokëdhima: Koalicioni PS-PD do të sjellë qeverinë më të korruptuar të tranzicionit

Foto e Ditës Kryesore Politika

Nga studio e “Syri.net” kreu i Lëvizjes Zgjidhja Koço Kokëdhima paralajmëroi një koalicion paszgjedhor PS-PD, që sipas tij do të sjellë qeverinë më të korruptuar të tranzicionit shqiptar.

“Unë besoj se zgjedhjet i ka fituar koaliconi PS-PD. Ai është një koalicion i mbyllur. Kjo është marrëveshja para zgjedhjes. Se s’kishte arsye opozita të bënte atë marrëveshje. Bashkëqeverisja PS-PD do të sjellë qeverinë më të korruptuar të tranzicionit shqiptar. Dhe asnjë gjë e mirë s’do dalë nga kjo marrëveshje në kuptimin e produktit qeverisës”, tha Kokëdhima përballë gazetarëve