Zjarri ne Evia: Flakët jashtë kontrollit, periferia shpall emergjencën

Greqi

Zjarri që shpërtheu në mesditë në Evia është në lëvizje të plotë dhe tashme i pakontrolluar. Deri më tani, autoritetet kanë evakuuar dy fshatra, Kondopospoti dhe Stavros, si dhe kampin e vendosur në Dafni Psachni dhe manastirin e Panagia Gorgoepiko. Menjëherë pas orës 21:30 në mbrëmje, komuna e Dirphion-Messapion u shpall në emergjencë.

Vendimi u nënshkrua nga prefekti rajonal i Sterea Ellada, Kostas Bakojanis,Kryeministri Alexis Tsipras është vazhdimisht i informuar për zhvillimin e zjarrit, si nga Ministri i Brendshëm Panos Skourtetis dhe nga Ministri i Zhvillimit Rural, Vangelis Apostolou, te cilet ndodhen ne zonen e zjarrit

Në këtë zonë, për momentin janë duke u përpjekur të shuajnë 186 zjarrfikës me 62 mjete, 6 aeroplane dhe 7 helikoptere, 120 forca të armatosura, 47 autobota,11 buldozeretë, forca tokësore të asistuara nga avionët ajrorë,9 helikopterë dhe bashkërendues të zjarrfikjes dhe policisë greke.