Embargoja e Shteteve të Bashkuara i ka shkaktuar Kubes nje humbje prej 4,321 miliardë dollarë nga prilli 2017 deri në mars të këtij viti, njoftoi të premten ministria e Jashtme e vendit.
“Bllokada shkaktoi humbje prej 4,321 miliardë dollarë për Kubën”, tha ministria në një tekst zyrtar.
Kuba dhe Shtetet e Bashkuara rikthyen marrëdhëniet e tyre në korrik 2015 pas një pushimi prej më shumë se 50 vjetësh, por Kongresi amerikan mbajti embargon pavarësisht kundërshtimit të presidentit Barak Obama. Që nga hyrja në fuqi në vitin 1962, “me çmime korente, bllokada ka shkaktuar humbje me vlerë të paktën 134.499 miliard $” për ekonominë kubane, vazhdon ministria. Në nëntor 2017, për të frenuar qasjen që filloi paraardhësi i tij, Donald Trump rivendosi pjesën më të madhe të sanksionit, duke lejuar amerikanët të “udhëtonin në Kubë dhe të mbështesin bizneset e vogla private” në ishull.
Këto masa “kanë rezultuar në një zvogëlim të konsiderueshëm të vizitave nga Shtetet e Bashkuara dhe kanë shkaktuar barriera të mëdha në marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare ndërmjet kompanive kubane dhe partnerëve potencialë të SHBA-ve ose vendeve të treta”, tha ministria kubane.
Në bazë të një rezolute të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara me titull “Nevoja për t’i dhënë fund embargos ekonomike, tregtare dhe financiare të vendosura nga Shtetet e Bashkuara në Kubë”, ky vend raporton çdo vit në OKB.
Që nga viti 1992, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar 26 herë këtë raport, i cili është interpretuar si refuzim i embargos. Këtë vit, ajo do të paraqitet gjatë seancës vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në një datë të panjohur për momentin.