Focus News / Sipas shifrave te publikuara nga sherbimi i azilit në Greqi (7.6.2013 deri 31.08.2018) Shqipëria renditet ne vendin e pestë në mes dhjetë komuniteteve më të mëdha që kanë bërë kërkesë për azil, por renditet e parafundit në përqindje përsa i përket njohjes dhe marrjes së azilit pas Gjeorgjisë me përqindjen më të ulët me vetëm 0,3%. Përqindjen më të madhe të njohjes së azailit e ka Siria me 99,7%.
Por edhe për pesë muajt e parë të 2018 shqiptarët kanë bërë 544 kërkesa për azil, duke ditur se ky vend e njeh Shqipërinë si vend të sigurtë…
Në Greqi që nga fillimi i vitit 2018 deri në maj kanë kërkuar azil zyrtarisht 13.583 persona: 7,032 janë sirianët, 1,248 nga Iraku, 1,030 nga Pakistani, 568 nga Afganistani, 544 nga Shqipëria, 518 nga Irani, 257 nga Gjeorgjia, 212 nga Maroku dhe 163 nga Palestina. 1.639 njerëz vijnë edhe nga shtete të tjera. Janë nxjerrë gjithsej 588 vendime, nga të cilat 410 janë refuzuar. Ndërkohë miratuar statusin e refugjatit për 146 njerëzit, 32 njerëz janë bashkuar statusin e mbrojtjes, ndërsa shkalla e njohjes së të drejtave të azilit është 23%.
Kerkesat për azil të emigranteve shqiptar ne Greqi per
2013 – 419 kerkesa
2014 – 569,
2015 – 1,003
2016 – 1,420
2017 – 2,450
Ne total shqiptarët gjate kesaj periudhe perfshi edhe dy muajt e parë te 2018 kanë bërë në vendin fqinjë 6,325 kerkesa për azil.
Në krahasim me vendet e tjera Shqipëria renditet ne vendin e pestë në listë në 10 vendet e para, por edhe midis vendeve ku ende bëhet luftë, pas Siris, Pakistanit, Avganistanit dhe Irakut, duke lënë pas Bagladeshin, Iranin, Gjeorgjinë, Palestinën dhe Turqinë. Gjatë kësaj periudhe ne Greqi u bënë 145,970 kërkesa për azil, me një mesatare mujore prej 2,561 kërkesa.Numri i kërkesave për fëmijët deri në moshën 13-vjeç ishte ne 34,202 të tilla, ndërsa i fëmijëve të pashoqëruar që gjithashtu bën kërkesë për azil ishte në 5.742.
Ne njohjen më të madhe në përqindje për azil e kanë keto vende:
Siria 99,7%
Jemeni 97,9 %
Palestina 96,2 %
Somalia 82,1%
Iraku 70% etj.
Ne njohjen më tëvogël në përqindje për azil e kanë keto vende:
Gjeorgjia 0.0%
Shqipëria 0,3%
India 2.2%
Pakistani 2,4%
Algjeria, 3,3% etj.