Greqi/ Arrestohen dy shqiptarë, rrëmbyen dhe mbanin peng një të mitur pakistanez në kërkim të një shpërblimi nga familja e tij

Greqi

 

Shpërblim nga familja e një 16-vjeçari nga pakistani kërkonte një bande kriminale shqiptare për të liruar të miturin e rrëmyer ditë më parë. Veprimi i tyre kriminal u zbulua pas një ankese e femijës dhe të një operacioni të policisë në një zonë jashtë qytetit të Selanikut

Në pranga janë venë dy shqiptarë 30 dhe 49 vjeç, ndërsa dy të tjerë po kërkohen si bashkëpunëtorë të tyre. Ishte ankesa e viktimës qe deklaroi se njerëz të panjohur e detyruan ta hipnin në një makinë nga zona Lagadikion dhe e çuan atë në një zonë të veçuar në komunën e Volvis.

I mituri arriti të “shpëtojë” dhe iu drejtua autoriteteve të policisë, duke u ankuar për rrëmbimin dhe për mbajtje zë paligjshme. Kjo akuzë u pasua nga arrestimi i autorëve të krimit, duke  çuar të prangosur në zyrën e prokurorisë në Selanik, që do përballen me veprime të rrëmbimit të përbashkët, dhe transferimit të paligjshëm të një të huaji, duke hetuar pjesëmarrjen e tyre të mundshme në raste të ngjashme.