Për 2018 policia greke ka dëbuar 6.564 emigrantë shqiptarë, një numër me një ulje të ndjeshëm me 2017 ku ishin dëbuar 13.665 shqiptar që përbën edhe numrin më të madh të dëbimeve që nga 2001, që ishin dëbuar 2.957 shqiptarë. Që nga 2001 e më pas ka patur një rritje të ndjeshme të dëbimeve të shqiptarve nga Greqia, thekson FOCUS NEWS.al. Por…
Sipas planit për trajtimin e migracionit të parregullt, polica greke ka kthyer 799 emigrantë të nacionaliteteve të ndryshme për muajin dhjetor të 2018. Në kurriz të këtyre vendeve të treta kanë qenë vendimet e dëbimit për hyrje të paligjshme në Greqi, përmes programeve vullnetare të riatdhesimin nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim dhe dëbime të detyruara nga shërbimet e policisë greke.
Për muajin dhjetor të 2018 ashtu si çdo muaj policia greke ka dëbuar: 352 shqiptarë, 85 irakianë, 83 gjeorgjianë, 53 pakistanezë,33 algjerianë, dhe 32 iranianë. Në përgjithësi për vitin 2018 janë dëbuar 12,744 emigrantë ilegalë, nga këta ishin shtetas shqiptarë. Për 2017 nga Greqia u dëbuan 11.161 shqiptar që përbën edhe numrin më të madh që nga 2001, që nga viti në vit numri i dëbimeve shqiptar kishte ardhur në rritje, ndërsa për 2018 ka një ulje të ndjeshme me 6.564 persona.
Dëbimet ne vite:
2001 -2.957
2002 4.298
2003 5.40
2004 5.044
2005 5.359
2006 4.319
2007 4.709
2008 6.565
2009 11.505
2010 13.665
2011 17.955
2014 9.628
- 9.667
2016 10.324
2017 11..161
2018 6.564