Nga Fatmir Gjoçi /
Edi Rama, mbledh drejtues aktiv dhe militante te PS qe jetojne jashtë territorit shqiptar, për te organizuar Samitin e dyte te Diaspores. Por pse u braktis dhe nga mbështetësit e tij!
Te dashur miq, siç jeni ne dijeni, gjate këtyre ditëve u zhvillua Samiti i dyte i Diaspores. Edi Rama i etur si gjithmonë për reklama dhe fasada paradoksale, organizoje Samitin e dyte te Diaspores, duke harxhuar mijëra e mijëra euro (500 mije €) i miratuar ky nga buxheti i shtetit.
Projekti farse i radhës qe Kryeministri i vendit ndërmori, nuk ja arriti dot me sukses, pasi kësaj radhe pati bojkot te bujshëm nga shqiptarët e Diaspores.
Po e nis duke cilësuar saktësisht, koston marramendëse te këtij Samiti, pasi këtu nis dhe hendeku i madh i korrupsionit, plot 66 972 800 leke te reja( gjashtëdhjetë e gjashte milion e nëntëqind e shtatëdhjetë e dy mije e tetëqind lek te reja).
Fatkeqësisht sot ne projektet e ndërmarra te rilindjes, nuk përmbajnë sens problematik apo rreziku ne lidhje me harxhimet e miliona eurove, thjeshte reklamat parazgjedhore te qeverise Rama te shiten dhe vlerësohen ne treg, pasi siç është një shprehje e vjetër popullore (reklama është shpirti i tregtisë), ndaj dhe fokusimi i këtij Samiti ishte thjeshte propaganda e Partisë për ta zgjeruar dhe për ti dhënë përmasa dhe dimension organizativ dhe ne Diaspore.

Dua te theksoj dhe te ndalem konkretisht ne komunitetin shqiptar qe jetojne dhe punojnë ne Greqi, pra jemi rreth 700 mije shqiptare një nder këta jam edhe unë.
Ne këtë Samit, duke ju referuar kandidaturave për ne Këshillin drejtues te Diaspores, nga Greqia janë vetëm 4 kandidatura, ku sipas informacioneve qe kam, dy nga kandidaturat janë drejtues Kryesore te PS ne Greqi, dy te tjerë rreth miqësie e Kryeministrit dhe dashamires te Ambasadës Shqiptare ne Athine.
Nisma e Edi Rames ne lidhje me Samitin e Diaspores kishte si qellim, mbledhjen e koordinatorëve te strukturave te PS ne Tirane, nga te gjithë vendet ku jetojne shqiptarët, asgje me shume, ky është një fakt tashme i kryer.
Persa i përket kandidaturave, emrat janë. Eda Gemi, Rodolf Xhillari, Artur Bibe, Aqif Bozhiqi.
Pra këtu nis gjithçka, qe opinioni ynë duhet ta kuptoj mire dhe pse jo duhet reagim shume serioz.
Komuniteti ynë ne Greqi ka një kontingjent goxha te integruar, ku mijëra e mijëra intelektual, studente, biznesmen njerëz te fushave te ndryshme, qe kane dhënë shume për komunitetin tone, për Shqipërinë, njëkohësisht dhe vendin ku ne jetojmë Greqinë.
Lind pyetja:
-Pse z. Rama ndodh kjo, çfarë kriteresh morët për baze kur u zgjodhën këto kandidatura?
-Kush i propozoj?
-Çfarë procedure ligjore ndoqët?
Apo ishin te privilegjuarit e Ambasadës dhe Partisë se Rilindjes?
Jo pa qellim i shtroj pyetjen Kryeministrit dhe jo z. Majko.., pasi nënkuptohet gjithçka se ku dhe kush investon te tilla organizimesh.
Duke u nisur nga informacionet e deritanishme te Samitit te dyte, u vu re një bojkot i pa llogaritur, duke shkaktuar një zhgënjim total me atë te Samitit te pare, (pasi ne samitin e pare, disi eci gënjeshtra).
Ju z. Kryeministër u braktiset nga një numër i madh anëtaresh dhe simpatizantësh, pjese e strukturave te PS ne Greqi, për këtë kam fakte dhe jo fjale. Kjo beri qe opinioni ne komunitet te ishte goxha ndikues, pasi ju nuk arritët dot te bindnit anëtaret tuaj, e jo me ne shtresën tjetër.
Juve z. Kryeministër u braktiset nga Federata e Shoqatave Shqiptare ne Greqi, u braktiset nga intelektualet, u braktiset nga komuniteti ynë ne tersi, nga njerëzit me qendrestar dhe kontribuues te vlerave kulturore dhe patriotike, u braktiset nga forca gjigande e atyre njerëzve te thjeshte qe krijuan themelet dhe stabilitetin ekonomik te vendit tone gjate gjithë këtyre viteve Demokraci, pra u braktiset nga çdo shtrese, pasi ju tashme jeni bere qesharak dështak, mosbesues, inferior dhe mospërfillës i popullit qe ju dha shansin për te qeverisur.
Z. Kryeministër ju po ndiqni një politike te korruptuar, qe po doni ta avanconi atë dhe jashtë territorit te Shqipërisë..! Është për te ardhur turp, kur ju vazhdoni te tregoheni kaq arrogant dhe i prire për te përçarë dhe për te shkatërruar shoqërinë tone.
Ju tashme po insistoni ne destabilizimin e vendit! Sigurisht qe koha ka ardhur, Shqiptarët tashme duhet t’ju japin atë qe meritoni! Jua përsëris për te shumtën here, qe do mbeteni ne histori, si Kryeministër me i dështuar i te gjithë kohërave. Rrëzimi i sistemit tuaj ka nisur dhe nuk ka kthim mbrapa!
Fitorja e Shqiptareve po afron.