Në 32 raste të lisë së majmunëve në Greqi, 13,043 në Evropë

Aktualitet Greqi

Numri total i rasteve me linë e majmunëve në Greqi që nga fillimi i regjistrimit ka arritur në 32, nga të cilat 12 janë raportuar lidhur me  udhëtime jashtë vendit.

Të dhënat e paraqitura në raport kanë të bëjnë me rastet e konfirmuara laboratorike të infeksionit me virusin e lisë së majmunit në Greqi, bazuar në të dhënat e deklaruara në EODY dhe të regjistruara deri më 28 korrik. Në total, në Evropë, deri më 26 korrik, janë regjistruar 13,043 raste të sëmundjes në 37 vende të ndryshme.

Lija e majmunëve është një infeksion viral i njohur për herë të parë në vitin 1958. Që atëherë, ai ka ndodhur në rajonet tropikale të Afrikës Perëndimore dhe Qendrore. Transmetohet nëpërmjet kontaktit me kafshët e egra dhe nga njeriu te njeriu nëpërmjet kontaktit të ngushtë fizik. Në maj 2022, një numër i shtuar i rasteve të lisë së majmunëve u regjistruan në vendet jo-endemike.