Janinë: Policia gjen një çantë me armë dhe shpata

Greqi

Sot në mëngjes, një çantë është gjetur nga policia në një zonë të pyllëzuar në Kalpaqi të Janinës me armë dhe sende te tjera, raporton portali zougla.gr.

Në veçanti, pas përdorimit të informacionit dhe të dhënave, policia gjeti çantën, e cila ishte e fshehur në zonën e pyllëzuar dhe përmbante 11 revole, 8 bajoneta, 4 thika dhe fisheke pushke. Armët dhe fishekët do të dërgohen në Divizionin e Hetimeve Kriminale të Greqisë Veriore për ekzaminime të mëtejshme laboratorike. Një hetim paraprak i çështjes po kryhet nga Divizioni i Sigurisë i Janinës, ndërsa hetimet janë në proces për të identifikuar dhe arrestuar personat e lidhur me rastin.