Kryeministri Edi Rama nga qyteti i Korçës ku prezantoi kandidatin e PS-së për këtë qytete, Sotiraq Filon përcolli një mesazh për të gjithë demokratët.
Sipas Ramës, ai nuk do të largohej derisa opozita të ketë ata drejtues që ka tani.
“Tani një mesazh për demokratët. Më vjen keq, unë e di që ju doni që unë të largohem që sot por bisedojeni me ata që janë drejtuesit tuaj, sepse sa të keni ato drejtues unë nuk do të largohem, se përse pyesni ata jo mua”,-tha Rama