I burgosur shqiptar i droguar sulmon gardianin me armë të improvizuar.

Greqi

Athinë/ Pretendohet se i burgosuri shqiptar ishte nën ndikimin e drogës kur ai e bëri sulmin me një armë të improvizuar, raporton televizioni Antena.

Incidenti ka ndodhur sot të hënën në mëngjes në burgun e Korydallos, ku ka goditur një gardian burgu me armë metalike të improvizuar. Si rezultat i sulmit, oficeri i burgut u plagos dhe kishte nevojë për 8 qepje. Sipas burimeve të njëjta, i burgosuri shqiptar ishte nën ndikimin e drogës.