Bilanci tragjik me 17 shqiptarë të vdekur në 19 muajt e fundit…asnjë hetim nga askush…!
9-të të vrarë në burgjet e Greqisë për 2019, vdekje të kësaj natyre nuk janë parë më parë, aq sa brenda nje muaji janar u regjistruan katër të tilla.
Por pyetja shtrohet kush po i vret shqiptarët në këto burgje dhe përse nuk ka asnjë hetim nga shteti shqiptar.
Vdekja e sotme e 38-vjeçarit në burgun më problematik në Koridallo e çon në 9-të numrin e vdekjeve apo te vrasjeve ne burgjet e Greqisë. Këtë radhë shqiptari nuk u vra por u gjend i varur ne qeline e tij thuhet nga mediat vendase, që e raportuan këtë lajm vetëm me dy reshta.
Vdekja e sotme është e dyta për këtë muaj pas vdekjes misterioze te ndodhur më 6 korrik në burgun e Patrës ku dhe u mbajt e fshehur nga mediat dhe nga autoritet përkatese.
Vetëm në janar te ketij viti jane regjistruar katër vdekje ne keto burgje, asnjë reagim nga shteti shqiptar, asnjë reagim edhe kur kam njoftuar kryeministrin me anen e nje e-mail. Por…
Vitin e kaluar humbën jetën në burgjet e Greqisë 8-të shqiptarë dhe deri mës sot ka vetëm një heshtje dhe asnjë reagim nga Ambasada shqiptare, pasi prej vitesh mungon edhe personeli përkatës i ashtuquajtur polici i kontaktit.
Vdekja e sotme e shqiptarit ne burgun Koridallo e çon ne 195 numrin e shqiptarve të vdekur ne Greqi, vdekje qe dikush duhet ti hetojë…Po kush?
- 14/01/2019. Arbër Bako 35 vjeç vritet në burgun e Koridhalos me 17 goditje me thikë. Vrasja e tij është filmuar nga kamerat e sigurisë në korridoret e burgut, ku duken dy persona që e godasin vazhdimisht me thika të improvizuara, teksa Bako përpiqej t’u largohej. Ai u dërgua në spital, por nuk mbijetoi.
- 15/01/2019. Gjëndet i varur në komisariatin e policise në Agio Nikolaos ne Kretë.
- 27/01/2019 Një i burgosur 33-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në burgun Koridalos në Greqi. Ky është i burgosuri i tretë që humb jetën në Koridalos brenda pak ditësh. Më herët ishte vrarë Arbër Bako dhe një shtetas grek ishte gjetur i vdekur për shkaqe patologjike.
- 15/01/2019. Gjëndet i varur në komisariatin e policise në Agio Nikolaos ne Kretë.
- 27/1/2019 Bandiol Tusha 33 vjeç nga fshati shelegar te Sarandes u gjet i pajetë në dhomën e tij të qelisë, në zonën “E” të burgut të Koridhalosit.
- 8/03/2019 Një 26- vjeçar është gjetur i vdekur në një zonë rurale të Kilkis në Greqi. I riu shqiptar punonte si bari.
- 1/05/ 2019. Një 29-vjeçar shqiptar vritet në burgun e Trikalas. ai është goditur me thikë në gjoks nga dy të burgosur me origjinë greke, njofton ministria e drejtesise greke.
- 6/07/2019 gjendet i vdekur ne burgun e Patres 55 –vjeçari me iniciale K.B. nga Fieri. Ai kishte dy vite qe qendronte ne burg me akuzën per trafik droge.
- 19/07/2019 Gjendet i vetvarur me çarcaf ne qeline e tij nje 38-vjeçar shqiptar në burgun Koridallo ne godinën “D”
Një shqetësim është dhe mbetet përse hesht kjo ambasadë shqiptare në Greqi, përse kjo zonjë që bën jetë luksi nuk ka treguar asnjë dëshirë për të ngritur zerin, për i kërkuar Greqisë fillimin e hetimeve rreth ketyre vdekjeve misterioze.