Sic ju kemi njoftur ne shkrimet e meparshme, OSSHE vazhdon te mos njohe gjuhen zyrtare te komunikimit me shkresa me klientet e saj dhe per me teper ata te medhejnte dhe me te rregulltit!
Perfaqesues te PSSHE vazhdojne te paraqiten tek Kompania Neranxi pa nje komunkim zyrtar shkresor dhe duket duan te jene pronar tek prona e tjetrit, ose ne rastin me te mire nuk kane konceptim minimal qytetar se cfare do te thote prone private!
Sigurisht, per te mos folur per konceptin juridik te cilin duket as qe e njohin fare…!
Kompania Neranxi vazhdon te kundershtoje nje veprim te OSSHE per nderrimin e nje matesi elektronik kundrejt te cilit beson se mund te manipulohet lehtesisht ne distance nga pronari i ardhshem i saj!
Me shkresa zyrtare i kerkon OSSHE qe ta vendose kete mates te ri, por te mbaje dhe te vjetrin manual qe vete Kompnaia te beje nje krahasim midis te dyve deri sa te bindet dhe, perderisa behet fjale per nje projekt pilot, pra projekt ne prove, dyshimi quhet edhe i pranueshem!
Kompania Neranxi eshte nje nga perdoruesit e medhenj te energjise dhe per korrektesi ndaj faturave te kripura te energjise eshte falenderuar dhe marre si shembull edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili e ka falenderuar, jo rastesisht, shkreserisht kete kompani shqiptare si paguese te rregullt e energjise elektrike!
Cfare ndodh ne rastin konkret!? Kjo kompani pothujase plotesisht private, OSSHE pra, qe po aplikon nje projekt pilot, pra eksperimental, nuk i pergjigjet shkresave zyrtare te kompanise tjeter private, pra Kompanise Neranxi, por leshon nje urdher ekzekutes per punetoret e saj private!
Urdheri nuk konsideron aspak faktin qe do implementohet ne nje prone te tjetrit dhe jo te sajen!
Kjo situate absurde ben qe presidenti i Kompania Neranxi, z. Nikollaq Neranxi ne nje status te tij ne rrjetin social te Facebook i ben me dije kete absurditet ligjor kryeministrit Edi Rama dhe e pyet se nese nje ndonje rruge tjeter ligjore per tu marre me banditet e OSSHE’se, sic i cileson ai ata te cilet duke pare videon lene shume per te deshiruar ne menyre komunikimi!
Ja dhe statusi i plote i Neranxit:
Po ndodh tani! Banditet e OSHEE kerkojne te hyjne me force ne prone private! Kerkojme ndihmen e policise dhe vjen e ndihmon banditet e OSHEE dhe jo Kompanine private fale taksave te se ciles, marrin rrogen!
OSHEE ka mbi nje muaj qe i ben presion Kompanise Neranxi sepse kerkon te vere me force nje mates dixhital! Ne kemi kerkuar qe kjo gje te behet me shkresa zyrtare, pasi jemi informuar qe matesat dixhital jane te manipulueshem nga zyrat e OSHEE!
Ndersa keta qe shihni ketu nuk njohin gjuhe zyrtare, por vetem ate te forces! Edhe ne do i pergjigjemi me te njejten menyre!
Edi Rama, nese di ndonje menyre tjeter se si te sillemi me keta mostrat ketu, mund te na e sugjeroni!?