Në pranga ka rënë një 21-vjeçar shqiptar me akuzën për trafikim dhe shpërndarje lëndë narkotike. Ai është arrestuar në Korfuz ku në mjetin etij u gjendën 5 kg hashash. I riu shqiptar sillte drogë nga Shqipëria në mënyrë sistematike dhe më pas eshpërndante atë me motorin e tij. Pas një vezhgimi policia vendase ka bërë të mundur prangosjen e tij duke i sekuestruar pese pako najloni me hashash so dhe motori i tij me të cilin bënte shpërndarrjen. 21-vjeçari u dërgua në Prokurorin e ishullit të Korfuzit, me akuzën për import, ruajtje dhe trafik të drogës.