Një 20-vjeçar, kreu i një grupi ka rënë në duart e Policisë, e cila së bashku me 40 të tjerë ku dyshohet se kanë kryer terror në Aspropyrgos me sulme masive ndaj shtetasve shqiptarë.Ky eshte rasti i dytë i këtij grupi pasi një muaj më parë kishte rrahur nxënës shqiptar në shkollën e mesme te Aspropyrgos.
Midis viktimave të tyre është një djalë njëzet vjeçarsë që u qëllua me thikë dhe ndodhet në spitalin e Asklepieion ku po lufton për jetën e tij që prej dy javësh, raportojnë mediat greke.
Sulmi ndaj tij ndodhi më 15 nëntor, por sipas burimeve nga spitali “Asclepieion”, ku shqiptari eshte duke u mjekuar në spital, ai do të mbetet në gjendje të keqe për muajt e ardhshëm. Po atë natë u plagos edhe një shtetas tjetër shqiptar, i cili gjithashtu u transferua në Asklepieion.
Autori i krimit, bazuar në një hetim nga Policia e Sigurisë Aspropyrgos, së bashku me 40 të tjerë, sulmoi në 10 tetor kundër shtetasve shqiptarë në Shkollën e Mesme 1 të Aspropyrgos.
Ata u rrihnin shqiptarët me doreza dhe shufra metalike, madje duke përdorur thika, duke plagosur 6 persona. Bazuar në ato që viktimat kanë paraqitur, ata, përveç të tjerash, i kanë rrahur dhe bërtitur “Shkerdh…Shqipëria juaj”.Policia po vazhdon hetimet