Turqia po ndërton 400 km “gardhe” me tela në kufirin me Greqinë

Rajoni

Turqia po ndërton gardhe me tela në Evros, përgjatë kufirit me Greqinë të ngjashme me ato në veri-lindje të Sirisë. Ankaraja raportohet se po planifikon të ndertojë gardhe mbrojtëse që mbulojnë një distancë prej rreth 400 kilometrash!

Kullat e vrojtimit do të pajisen me pajisje më të reja të mbikqyrjes dhe stafi do të ketë automjete të reja të blinduara për patrullimet e tyre. Gardhe të këtij lloji gjithashtu do të ndërtohen në kufirin me Bullgarinë.

Raportohet se, pajisjet për personelin ushtarak tashmë janë nisur dhe përfshijnë kamera të vëzhgimit termik.