Propozim-ligj për sqarimin e të drejtave pronësore të pakicës etnike Greke gati për tu paraqitur në Parlament, thotë kryeministri shqiptar për gazetën Ta Nea.
Këto janë dy çështjet, vetëvendosja dhe të drejtat pronësore të pakicës etnike Greke në Shqipëri, për të cilat qeveria greke kushtëzon pranimin e Shqipërisë në BE, thekson Ta Nea.
Në interviste nga gazetarja Maria Vasiliou, Z. Rama nuk pranoi të përgjigjet në të njëjtën mënyrë kategorike për çështjen e vetëvendosjes së pakicës Greke.
Gjithashtu Rama gjate intervistes ka siguruar se Shqipëria eshte përgatitur për të plotësuar të gjitha kerkesat e bera nga BE, për hapjen e negociatave .
“Nuk njoh kërkesat e vetvendosjes, por di se ligji për pronat ku nuk i përket si çështje vetëm pakicës greke, por gjithë popullsisë shqiptare, është gati për tu paraqitur në Parlamentin shqiptar. Minoritet në Shqipëri dhe në veçanti pakica greke jetojnë absolutisht me të njëjta të drejta dhe me të njëjta probleme me qytetarët shqiptar. Përpjekja jonë i përket përmisimit të gjëndjes për të gjithë qytetarët dhe paralelisht po përballojmë kërkesat ku i përkasin minoriteteve”, tha kryeministri Rama.