Qytetet gjermane duan të strehojnë fëmijë refugjatë nga Greqia

Bota

Shtatë qytetet e mëdha gjermane po i bëjnë thirrje qeverisë federale të krijojë kushtet ligjore për pritjen e fëmijëve nga kampet greke të refugjatëve.

Duhet të ndihmohen në veçanti, jetimët që janë transferuar tek ata, thotë një thirrje e përbashkët e kryetarëve të komunave, transmetuar nga “Rrjeti Gjerman i Redaktuesve” (Redaktionsnetzwerk Deutschland / RND).

Apeli, i cili mbështetet edhe nga Ministri Socialdemokrat i Saksonisë së Ulët Boris Pistorius, do të publikohet zyrtarisht të Premten.

Përveç ministrit Pistorius, apeli u nënshkrua nga kryetarët e bashkive të Këlnit, Dyseldorf, Potsdam, Hannover, Freiburg, Rotenburg dhe Frankfurt në Oder (Gjermania lindore).

Sipas këtij apeli, qeveria federale duhet të aktivizohet dhe t’u mundësojë qyteteve gjermane të pranojnë refugjatë të shoqëruar në baza vullnetare.