Më shumë se 900 milion njerëz në më shumë se 35 vende të botës nxiten nga autoritetet të qëndrojnë në shtëpi, sipas të dhënave të Agjencisë Franceze mbi ndikimin e pandemisë Covid 19.
Në SH.B.A., 30% e popullsisë është mbyllur në shtëpi, me lloje të ndryshme të masave, veçanërisht në New York, Los Angeles dhe Chicago.
Në Amerikën Latine, Kolumbia do të zbatojë një kufizim të detyrueshëm që nga e marta në mbrëmje, ndërsa në Bolivi, ku u zgjodhën zgjedhjet presidenciale, qeveria ka vendosur një karantinë në vend që nga e diela.
Në Brazil, nga dita e martë qyteti Sao Paulo do të jetë në karantinë për pesëmbëdhjetë ditë .
Në Afrikë, kufizimi do të zbatohet në të gjithë Tunizinë, që nga e diela, po ashtu dhe Ruanda.
Reth 13 mijë vdekje në të gjithë botën
Më shumë se 291.420 raste janë regjistruar në 165 vende dhe rajone që nga shpërthimi i pandemisë. Të paktën 12.725 njerëz kanë vdekur nga virusi, sipas llogaritjes së Agjencisë Franceze deri të Shtunën në orën 21:00 me Greqi.
Në Itali, 4,825 njerëz kanë vdekur në 53.578 raste të konfirmuara.
Kina ka 81,008 raste, përfshirë 3,255 vdekje.
Vendet me më shumë vdekje pas Italisë dhe Kinës janë:
Irani me 1.556 vdekje në 20.610 raste,
Spanja me 1.326 vdekje (24.926 raste),
Franca me 562 vdekje (14,459 raste)
SH.B.A. me 278 vdekje (22.177 raste). ).