Shkalla relativisht e ulët e sëmundjes së coronavirusit deri tani në Gjermani është kryesisht për shkak të numrit të madh të testeve që po kryhen në vend, që do të thotë që autoritetet janë të vetëdijshëm për më shumë raste, përfshirë ato më të buta.
Studiuesi i virusologjisë në Berlin, Christian Drosten, duke folur në përurimin e një aleance të mbështetur nga qeveria për të promovuar studimin e viruseve, tha sot se Gjermania po kryen “një numër jashtëzakonisht të madh” testesh, mesatarisht rreth 500,000 në javë.