Të paktën 250,000 raste të coronavirusit janë diagnostikuar zyrtarisht në Evropë, më shumë se gjysma në Itali (74,386) dhe Spanjë (56,188), sipas një numërimi të Agjencisë Franceze në orën 13:00 .
Me të paktën 258.068 raste, nga të cilat 14.640 vdekje, Evropa është kontinenti më i prekur nga pandemia, para Azisë (100.937 raste, nga të cilat 3.636 vdekje), që nga shpërthimi kryesor i infeksionit.
Megjithatë, numri i rasteve të diagnostikuara zyrtarisht, reflekton vetëm një pjesë të infeksioneve aktuale, pasi një numër i madh i vendeve testojnë vetëm ata që kanë nevojë për kujdes spitalor.